HomeEkonomiFED invest forcon mbështetjen financiare për fermerët dhe bujqësinë në “Ditët e...

FED invest forcon mbështetjen financiare për fermerët dhe bujqësinë në “Ditët e Bujqësisë 2026”

Advertismentspot_img

Për të pestin vit radhazi në panairin më të madh bujqësor në vend, institucioni prezanton zgjidhje financiare dhe forcon bashkëpunimin me fermerët dhe agrobiznesin

FED invest mori pjesë për të pestin vit radhazi në panairin “Ditët e Bujqësisë 2026”, i zhvilluar në datat 28–30 prill në Lushnje, duke rikonfirmuar rolin e saj si një nga mbështetësit kryesorë financiarë të sektorit bujqësor dhe agrobiznesit në Shqipëri.

I konsideruar si panairi ndërkombëtar më i rëndësishëm i dedikuar bujqësisë në vend, eventi mblodhi mbi 100 ekspozues nga Shqipëria, rajoni dhe Europa, si dhe dhjetëra ekspertë e profesionistë të sektorit.

Në edicionet e fundit, panairi ka përfshirë mbi 12 panele diskutimi dhe më shumë se 40 folës, duke e kthyer në një platformë të konsoliduar për inovacion, teknologji dhe bashkëpunim në bujqësi.

Përmes stendës së përbashkët me ABA Online, FED invest prezantoi zgjidhjet e saj financiare dhe shërbimet mbështetëse për fermerët dhe sipërmarrjet rurale. Gjatë tre ditëve të panairit, stenda u vizitua nga një numër i lartë fermerësh dhe agrobiznesesh të interesuara për financim dhe zhvillim.

“Pjesëmarrja jonë e vazhdueshme në ‘Ditët e Bujqësisë’ është një reflektim i qartë i misionit tonë për të qenë pranë fermerëve dhe sipërmarrësve në çdo fazë të rritjes së tyre. Ne synojmë të ofrojmë jo vetëm financim, por edhe partneritet afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare,” – u shpreh z. Behar Gjoni, Zv. Administrator dhe Drejtor i Departamentit të Biznesit.

Me mbi 34 vite eksperiencë, 54 degë në të gjithë vendin dhe prezencë në rreth 3000 fshatra, FED invest është një nga institucionet më të konsoliduara mikrofinanciare në Shqipëri. Institucioni numëron mbi 100,000 anëtarë dhe ka ndërtuar një portofol prej dhjetëra milionë eurosh në kredi dhe depozita, duke financuar në mënyrë të konsiderueshme sektorin rural dhe agrobiznesin.

“Takimet me fermerë dhe sipërmarrës gjatë panairit janë thelbësore për të kuptuar më mirë nevojat reale të tregut. Çdo kontakt i drejtpërdrejtë na ndihmon të përshtasim produktet tona financiare dhe të ndërtojmë bashkëpunime konkrete që ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë rurale,” – theksoi më tej Drejtori i Rrethit Lushnje.

“Ditët e Bujqësisë 2026” konfirmoi edhe një herë rëndësinë në rritje si një platformë kombëtare për promovimin e praktikave moderne, teknologjive inovative dhe rritjen e cilësisë së prodhimit bujqësor, në një sektor që kontribuon ndjeshëm në ekonominë shqiptare.

FED invest mbetet një partner i besueshëm për komunitetin rural, duke vijuar të mbështesë sipërmarrjen shqiptare me zgjidhje financiare të përshtatura dhe iniciativa që nxisin zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në bujqësi.

Në përmbyllje, FED invest shpreh mirënjohjen për të gjithë vizitorët, fermerët dhe partnerët që vizituan stendën, duke e kthyer këtë pjesëmarrje në një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të sektorit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular