HomeSportFOTO+VIDEO/ Vizita surprizë e Lionel Mesit, kampioni i Botës shfaqet në garën...

FOTO+VIDEO/ Vizita surprizë e Lionel Mesit, kampioni i Botës shfaqet në garën e Formula 1 dhe hipën në makinën e Antonelit

Advertismentspot_img

Një vizitë surprizë që po bën bujë në të gjithë botën! Lionel Mesi u shfaq në garën e madhe të Çmimit të Madh të Formula 1 në Majemi.

Ylli argjentinas është fotografuar duke hipur në makinën e Kimi Antonelit në garazhin e Mercedes, përpara se të pozonte me talentin italian dhe Xhorxh Rasëll.

Vetë Kimi mbante veshur një fanellë të Inter Majemit për këtë rast.

Kapiteni i ekipit kombëtar fitues të Kupës së Botës në fuqi nuk e harroi vendlindjen e tij, Argjentinën. Përveç pilotëve të lartpërmendur, ai u takua edhe me bashkëkombësin e tij argjentinas Franko Kolapinto.

Mesi shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Antonela Rokuzo, dhe tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro.

Përveç ish-lojtarit të Barcelonës, të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe yje të tjerë të sportit, nga ish-tenisti Rafael Nadal te golfisti Xhon Rahm dhe ish-lojtari i NBA-së Shaquille O’Neal.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular