HomeUncategorizedKryebashkiaku Rexh Byberi ndan lajm i mrekullueshëm: Rruga e Qafës së Vranicës...

Kryebashkiaku Rexh Byberi ndan lajm i mrekullueshëm: Rruga e Qafës së Vranicës që lidh Tropojën me Plavë –Gucinë drejt përfundimit

Advertismentspot_img

Nga Rexh Byberi
Një lajm i mrekullueshëm për Tropojën.
Pas një insistimi të vazhdueshëm nga ana jonë për lidhjen infrastrukturore të Tropojës me Plavë–Gucinë, si një hap jo vetëm njerëzor, por edhe me rëndësi të madhe turistike dhe ekonomike, Qeveria Shqiptare tashmë ka alokuar fondet e nevojshme dhe rruga me parametra bashkëkohore drejtë Qafës së Vranicës është drejtë përfundimit.

Paralelisht me këtë investim, kam zhvilluar edhe takime të vazhdueshme me autoritetet lokale dhe qendrore në Mal të Zi.

Me kënaqësi bëj me dije se, pas takimit të fundit me Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, kemi marrë lajmin e shumëpritur se kjo ëndërr e kahershme do të bëhet realitet.

Sipas përgjigjes së Kryeministrit të Malit të Zi, drejtuar nga Nënkryetarit Nikollë Camaj, kjo lidhje do të financohet edhe nga pala malazeze, ndërkohë që do të vijojnë procedurat zyrtare me Qeverinë Shqiptare për vendosjen në funksion të pikës së kalimit kufitar në Qafë Vranicë.

Ky është një lajm shumë i mirë për Tropojën dhe gjithë rajonin ndërkufitar, duke forcuar bashkëpunimin dhe lehtësuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave një domosdoshmëri për të dy komunitetet.

Për Tropojën ka dhe do të ketë vetëm lajme të mira zhvillimi dhe përparimi në një të ardhme të afërt.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular