HomeAktualitetPërleshje në burgun grek, vriten dy të dënuar! Policia arreston 11 persona,...

Përleshje në burgun grek, vriten dy të dënuar! Policia arreston 11 persona, mes tyre edhe një shqiptar, dyshohet se është autori

Advertismentspot_img

Autoritetet greke kanë arrestuar 11 persona pas përleshjes së përgjakshme që la dy të vdekur në Burgun e Nigritës, në rajonin e Serresit në Greqi, pasditen e të dielës.

Operacioni u zhvillua brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, mes të arrestuarve ndodhen një shtetas gjeorgjian dhe një shqiptar, të cilët dyshohet se janë autorët e vrasjes së dyfishtë. Nëntë persona të tjerë janë ndaluar për përfshirje në incident, raporton Protothema.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, pak para orës 16:00, në sektorin e qelive disiplinore të burgut. Sipas të dhënave nga hetimet, katër të burgosur dolën nga qelia e tyre dhe thyen drynat e dy qelive të tjera, duke u bashkuar më pas në një sulm të dhunshëm ndaj të burgosurve të një qelie tjetër.

Të përfshirët përdorën mjete të mprehta, të dyshuara si thika të improvizuara, duke shkaktuar plagë fatale. Një prej viktimave ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Viktimat janë identifikuar si një 46-vjeçar nga Algjeria dhe një 43-vjeçar nga Iraku. Sipas autoriteteve, në përleshje kanë marrë pjesë më shumë se dhjetë të burgosur, ndërsa dyshohet se motivi lidhet me larje hesapesh mes tyre.

Ndërkohë, është urdhëruar edhe një hetim disiplinor për të verifikuar si të burgosurit arritën të siguronin armë të improvizuara dhe të thyenin drynat e qelive pa u ndaluar nga personeli i sigurisë.

Punonjësit e burgut ndërhynë për të ndarë të përfshirët dhe për të dhënë ndihmën e parë, por plagët e marra rezultuan fatale për dy prej të burgosurve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular