HomeBotaTë shtëna me armë në një festë pranë liqenit Arcadia në Oklahoma,...

Të shtëna me armë në një festë pranë liqenit Arcadia në Oklahoma, të paktën 10 të plagosur

Advertismentspot_img

Të paktën dhjetë persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti me armë zjarri gjatë një feste në natyrë pranë Liqeni Arcadia, në zonën e Oklahoma City.

Sipas autoriteteve lokale, të shtënat ndodhën rreth orës 21:00 gjatë një tubimi të të rinjve në qytetin Edmond. Policia mori disa telefonata emergjente dhe reagoi menjëherë duke dërguar forca të shumta në vendngjarje.

Zëdhënësja e policisë, Emily Ward, konfirmoi se të paktën 10 persona janë transportuar në spitalet e zonës, ndërsa numri i të plagosurve mund të jetë edhe më i lartë, pasi disa persona mund të jenë paraqitur vetë për ndihmë mjekësore.

Ajo shtoi se të plagosurit ndodhen në “gjendje të ndryshme”, pa dhënë detaje të mëtejshme për gjendjen e tyre shëndetësore.

Liqeni Arcadia është një destinacion i njohur për rekreacion, ku frekuentohen aktivitete si kampingu, peshkimi dhe sportet ujore, çka e bën këtë ngjarje edhe më shqetësuese për komunitetin lokal.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, ndërsa deri më tani nuk ka informacion për autorët apo motivet e sulmit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular