HomeAktualitetU përplasën për vdekje nga shoferi i dehur! Dy të miturit përcillen...

U përplasën për vdekje nga shoferi i dehur! Dy të miturit përcillen sot për në banesën e fundit

Advertismentspot_img

Dita e djeshme qe e përgjakur në qytetin bregdetar të Durrësit. Ku në zonën e ish-kënetës një  aksident rrugor ka përfunduar me pasoja të rënda, duke i marrë jetën dy fëmijëve të mitur dhe duke lënë të plagosur rëndë një tjetër.

Ndërkohë mësohet se dy engjëjt e vegjël 9 dhe 12 vjeç do të përcillen ditën e sotme për në banesën e fundit.

Kujtojmë se shoku i tyre i cili mbeti i plagosur rënë ndodhet në Spitalin e Traumës. Tre fëmijët ndodheshin pranë rrugës kur janë përplasur nga një automjet tip “Benz” me shpejtësi skëterrë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është drejtuar drejt tyre. Përplasja ka qenë fatale për dy prej të miturve, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa fëmija i tretë është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin, dhe është kapur dhe identifikuar më vonë nga blutë, me emrin Nikoll Radaçi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular