HomeBota“Do të zhduken nga faqja e dheut!”, Trump kërcënon nëse Irani ndërhyn...

“Do të zhduken nga faqja e dheut!”, Trump kërcënon nëse Irani ndërhyn në Ngushticë

Advertismentspot_img

Donald Trump ka thënë se Republika Islamike do të fshihet nga faqja e dheut nëse forcat ushtarake iraniane sulmojnë anijet amerikane që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Trump e tha këtë në një intervistë për Fox News.

“Ose Irani do të bëjë një marrëveshje të mirë me ne, ose veprimet ushtarake do të vazhdojnë”, tha Trump.

Megjithatë, ai shtoi se Teherani po bën më shumë lëshime në negociata sesa më parë.

Kreu i administratës së Uashingtonit theksoi gjithashtu se SHBA-të vazhdojnë të rrisin praninë e tyre ushtarake në rajon.

“Ne kemi shumë më tepër armë dhe municione me cilësi shumë më të lartë se sa kemi pasur ndonjëherë më parë”, tha Trump, duke shtuar se ushtria amerikane ka pajisjet më të mira: “Ne kemi baza në të gjithë botën. Ato janë të gjitha të pajisura. Mund t’i përdorim të gjitha dhe do t’i përdorim nëse është e nevojshme.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular