HomeAktualitetTragjedia në Durrës/Të afërmit flasin mes dhimbjes për aksidentin: Shteti ishte në...

Tragjedia në Durrës/Të afërmit flasin mes dhimbjes për aksidentin: Shteti ishte në dijeni për autorin, jemi të shokuar

Advertismentspot_img

Aksidenti tragjik në Durrës ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, trondidti komunitetin lokal, ndërsa qyteti është veshur në zi në ditën e përcjelljes së viktimave për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore është zhvilluar mes dhimbjes së madhe të familjarëve, miqve dhe qindra qytetarëve që kanë shkuar për t’u dhënë lamtumirën dy vogëlushëve. Atmosfera ka qenë e rënduar, me lot dhe heshtje, ndërsa familjet përballen me një humbje të pazëvendësueshme.

Të afërm të viktimave kanë folur për mediat, duke shprehur tronditjen dhe dhimbjen e thellë. Një banor i zonës ka deklaruar se autori i dyshuar i aksidentit ka qenë më herët problematik dhe sipas tij, i njohur edhe nga autoritetet, duke ngritur shqetësime për mungesën e masave parandaluese.

“Jemi të tramaksur, si në filma. Nuk kemi fjalë. Nuk ishte hera e parë. Kur ishte i pirë, nuk dinte çfarë bënte,” është shprehur ai, duke kërkuar reagim nga institucionet.

Ndërkohë, një tjetër banor ka theksuar se familja e njërit prej viktimave po përballej edhe me një situatë të vështirë shëndetësore, pasi babai i tij ndodhej i sëmurë në Itali. Ai ka shtuar se komuniteti ndihet i lënduar dhe i lënë në pasiguri.

“Jemi të tronditur si lagje. Është edhe për faj të shtetit, pasi ishte njoftuar më herët për këtë rast,” është shprehur ai.

Një familjar i viktimave ka treguar se dhimbja është e papërshkrueshme, veçanërisht pasi një tjetër fëmijë i plagosur rëndë ndodhet ende në spital.

“E gjithë familja është e shokuar. Dhimbja është shumë e madhe. Djali tjetër është në spital,” ka thënë ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular