HomeRajoniVjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku konfirmojnë bashkëpunimin politik në zgjedhjet e 7...

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku konfirmojnë bashkëpunimin politik në zgjedhjet e 7 Qershorit: Asnjë kusht, por do të punojmë bashkë për listën e LDK-së

Advertismentspot_img

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia që drejton ka arritur dakordim për bashkëpunim politik me Vjosa Osmanin për zgjedhjet e ardhshme.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë, Abdixhiku bëri të ditur se në fokus të diskutimeve kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet dhe hartimi i listës së kandidatëve të LDK-së.

Ai njoftoi se është vendosur që këtë të shtunë të thirret Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, për të finalizuar çështjet përgatitore zgjedhore.

“Dakordim për bashkim të madh”

Abdixhiku theksoi se një nga pikat kryesore të takimit ishte edhe ideja e një “bashkimi të madh”, duke konfirmuar se ka dakordim për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin.

“Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, por më jepni edhe disa ditë për të finalizuar diskutimet”, u shpreh ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular