HomeOP EDDomosdoshmëria e reformës territoriale-administrative, Bashkitë e reja në qarkun e Vlorës (Orikumi),...

Domosdoshmëria e reformës territoriale-administrative, Bashkitë e reja në qarkun e Vlorës (Orikumi), Amantia, Topalltia, Ksamili..nga Bujar Leskaj

Advertismentspot_img

𝗦𝗼𝘁, 𝟬𝟰 𝗺𝗮𝗷 𝟮𝟬𝟮𝟲, 𝗻𝗲 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱. 𝗗𝗼𝗺𝗼𝘀𝗱𝗼𝘀𝗵𝗺𝗲𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝗿𝗲𝗳𝗼𝗿𝗺𝗲𝘀 𝘁𝗲𝗿𝗿𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮𝗹𝗲 -𝗮𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗶𝘃𝗲, 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝘁𝗲 𝗲 𝗿𝗲𝗷𝗮 𝗻𝗲 𝗾𝗮𝗿𝗸𝘂𝗻 𝗲 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲𝘀 (𝗢𝗿𝗶𝗸𝘂𝗺𝗶, 𝗔𝗺𝗮𝗻𝘁𝗶𝗮, 𝗧𝗼𝗽𝗮𝗹𝗹𝘁𝗶𝗮, 𝗞𝘀𝗮𝗺𝗶𝗹𝗶)…

Përgjatë viteve 2021–2025, qoftë gjatë fushatave, qoftë përgjatë këtyre katër viteve, ne si përfaqësues të Partisë Demokratike në Vlorë, edhe në programin politik të fushatës kemi theksuar fort domosdoshmërinë e një ndarjeje të re territoriale-administrative. Gjithashtu, në takime të veçanta kemi paraqitur variantin e miratuar nga Partia Demokratike për shtimin e numrit të bashkive në qarkun e Vlorës, dhe në veçanti krijimin e katër bashkive: Orikumit, Topalltisë/Novoselës, Amantisë (zona e lumit të Vlorës) dhe Ksamilit.

Sot po përcjell disa mesazhe mbi arsyet pse është e domosdoshme dhe e nevojshme rritja e numrit të njësive vendore në Republikën e Shqipërisë, duke marrë si shembull qarkun e Vlorës.

Nga përvoja e takimeve me qytetarët në qarkun e Vlorës, në harkun kohor të këtyre katër viteve, të gjithë kanë mbështetur dhe mirëpritur propozimin për krijimin e katër bashkive të reja: Orikumit, Amantisë (Lumi i Vlorës), Ksamilit dhe Novoselës (Topalltisë). I mëshoj në veçanti rikthimit të Orikumit si bashki, ashtu siç ka qenë përpara vitit 2015, për shkak të emrit të madh në historinë tonë të vjetër dhe të re, për shkak të pasurive të tij dhe për shkak të simbolikës si një qytet dhe krahinë turistike.

Me ligjin e vitit 2014, i cili u zbatua në vitin 2015 me ndarjen e re territoriale-administrative, ndodhi që shumë bashki të vogla të zhdukeshin nga harta, dhe në veçanti Orikumit iu hoq padrejtësisht statusi i bashkisë, duke bërë që kjo zonë, me tradita dhe histori, t’i bashkëngjitej Bashkisë Vlorë. Kjo solli ngadalësimin, madje edhe ndërprerjen e investimeve, ndërkohë që taksat e larta të mbledhura nga territori i kësaj njësie vendore nuk u rikthyen në shërbime, infrastrukturë, pastrim dhe mundësi zhvillimi për banorët.

Projektet u ndërprenë dhe zhvillimi i zonës u ngadalësua, pasi reforma territoriale-administrative e vitit 2014 u realizua nga qeveria në pushtet për përqendrim pushteti dhe kontroll mbi burimet, përfshirë pronat dhe ujin, siç po tentohet të ndodhë në Vlorë me ujin e lumit të Vlorës dhe ujin në Tragjas.

Reforma territoriale-administrative e viteve 2014–2015, pavarësisht qëllimeve të mira në fillim, ka sjellë pasoja të thella negative për njësitë administrative të Bashkisë Vlorë, duke thelluar pabarazitë zhvillimore dhe duke lënë në harresë zona të tëra me potencial ekonomik dhe turistik. Centralizimi i shërbimeve dhe vendimmarrjes ka dobësuar ndjeshëm përfaqësimin lokal dhe ka ulur efikasitetin në ofrimin e shërbimeve bazë, si furnizimi me ujë, energjia elektrike dhe infrastruktura rrugore. Mungesa e investimeve dhe e vëmendjes institucionale ka ndikuar drejtpërdrejt në shpopullimin e këtyre zonave, në mbylljen e shkollave dhe në varfërimin e jetës komunitare. Në vend që të sillte zhvillim dhe përmirësim të cilësisë së jetesës, kjo reformë ka prodhuar një realitet të zymtë për banorët, duke e bërë të domosdoshëm rishikimin e saj në funksion të interesit të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

Rishikimi i saj, drejt rritjes së numrit të bashkive nga 61 në 94, është një domosdoshmëri e padiskutueshme. Rikthimi i bashkive, ku ritheksoj në veçanti rikthimin e Orikumit si bashki, si dhe krijimin e Bashkisë së Topalltisë, Bashkisë së Amantias dhe Bashkisë së Ksamilit në qarkun e Vlorës, do të sillte një konfigurim të ri administrativ dhe një vitalizim të gjithanshëm të zonave. Kjo do të mundësonte një qeverisje më pranë qytetarëve, rritje të investimeve, përmirësim të shërbimeve bazë dhe një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik e social për të gjitha njësitë përkatëse.

Shtimi i numrit të bashkive është një veprim i mençur dhe strategjik nga ana jonë si Parti Demokratike, që synon të frenojë dështimet e deritanishme, si: (1)dështimi i eficiencës ekonomike të bashkive të mëdha; (2)dyfishimi i numrit të punonjësve dhe rritja e shpenzimeve të luksit, që kanë sjellë vështirësi ekonomike dhe pabarazi në territor; (3)shpopullimi masiv i territoreve, sidomos atyre rurale, si rezultat i papunësisë, distancës dhe largimit të shërbimeve nga qytetarët; (4)mungesa e fondeve dhe subvencioneve për shkollat, asistencën sociale dhe territoret e ish-komunave apo zonave malore; (5)mungesa e transparencës, e llogaridhënies dhe e kontrollit në përdorimin e fondeve publike; (6)mungesa e përfaqësimit të shumë krahinave në këshillat bashkiakë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular