HomeSportLa Gjermaninë për Shqipërinë, tani futbollistin e piketojnë klubet e njohura kroate

La Gjermaninë për Shqipërinë, tani futbollistin e piketojnë klubet e njohura kroate

Advertismentspot_img

Mesfushori Enis Shabani mund të përjetojë një verë të nxehtë, pasi emri i tij ka filluar të qarkullojë te shumë nga klubet e njohura kroate, të cilat e shohin si një përforcim për merkaton për vitin e ardhshëm.

Futbollisti 23-vjeçar, i cili në fillimin e edicionit u largua nga Mainc në Gjermani dhe iu bashkua Vukovarit në kampionatin kroat, ka lënë një përshtypje shumë të mirë duke luajtur me ekipin e ngjitur në elitë, por që rrezikon seriozisht rënien.

Kjo ka bërë që interesi për Shabanin të shtohet nga klubet e tjera dhe sipas “Index.hr” janë Slaven Belupo, Osijek, Istra, Gorica, Lokomotiva Zagreb dhe Rijeka që kanë shfaqur interes për trasnfierimin e tij në verë, gjë që do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë për mesfushorin.

Shabani ishte pjesë e përfaqësuesve të moshave të Gjermanisë, por zgjodhi t’i bashkohej Shqipërisë U21 në kualifikueset e Europianit të edicionit të kaluar, duke luajtur disa ndeshje me të. Transferimi në një klub më të rëndësishëm në Kroaci, mund t’i hapte dyert atij për t’u bërë pjesë e Kombëtares A në të ardhmen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular