HomeKronikeSa vite burg rrezikon 57-vjeçari që përplasi dy fëmijët? Flet avokatja

Sa vite burg rrezikon 57-vjeçari që përplasi dy fëmijët? Flet avokatja

Advertismentspot_img

“Nga hetimi, nga gjykimi, nga provat, mund të bëhet bashkimi i dënimeve”

Në emisionin “Opinion”, këtë të martë 5 maj, në një lidhje direkte foli Arta Gecaj, avokatja e shoferit të dehur që aksidentoi për vdekje dy të miturit në qytetin e Durrësit, ditën e diel, 3 maj. Ajo sqaroi se nuk do të donte të ishte në rolin e avokates në një rast të tillë, por ishte e detyruar, pasi ishte caktuar nga gjykata.

Sa i takon 57-vjeçarit, avokatja bëri të ditur se ai nuk ka folur shumë as me të, pavarësisht tentativave të saj:

“Janë ato deklarimet që ka dhënë përpara oficerëve, që po vinte një makinë me shpejtësi, me qëllim për t’u shmangur kam devijuar dhe ka ndodhur ngjarja.”

Ajo pohoi se ndaj tij janë ngritur tre akuza.

“Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt, si dhe largimi nga vendi i aksidentit, që është një kundërvajtje penale.”

E pyetur në lidhje me vitet e ndalimit të lirisë që rrezikon shoferi i akuzuar, avokatja u përgjigj kështu:

“Ligji parashikon maksimumi deri në 20 vite. Nga 5 deri në 20 vite. Vepra tjetër parashikon nga 10 ditë deri në 3 vite, ose konvertimi me gjobë. Ndërsa largimi nga vendi i aksidentit është kundërvajtje penale dhe parashikon dënimin me gjobë ose burgim deri në tre vite. Pastaj nga hetimi, nga gjykimi, nga provat, mund të bëhet bashkimi i dënimeve dhe varësisht sesi e sheh akuza dhe gjykata. Mbetet për t’u parë.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular