HomeAktualitetKy është biznesmeni i karburanteve që u ekzekutua me plumb në kokë!...

Ky është biznesmeni i karburanteve që u ekzekutua me plumb në kokë! Rexhep Ismaili drejtonte edhe Shoqatën Patriotike “Çamëria”

Advertismentspot_img

Pronari i një stacioni karburanti në qytetin e Sarandës dhe kryetari i degës lokale të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Rexhep Ismaili është ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të enjte në një nga rrugët e qytetit bregdetar me plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe shërbime të shumta të Komisariatit të Policisë së Sarandës, disa njësi të Forcave “Shqiponja” dhe prokurori i gatshëm kanë mbërritur në vendngjarje dhe menjëherë është urdhëruar ngritja e postblloqeve për të arritur tek autori/ët.
Rexhep Ismaili ishte 66 vjeç dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë konflikt të çastit apo ekzekutimi i tij me plumb në kokë ka ardhur si pasojë e ngjarjeve të vjetra, ku biznesmeni që zotëronte një pikë karburanti në qytet u qëllua për vdekje.

Newsbomb.al ka siguruar një fotografi të viktimës, ndërsa ekzekutimi makabër i tij ka tronditur qytetin e Sarandës, i cili tashmë është futur zyrtarisht në sezonin veror dhe mirëpret pushues dhe turistë të shumtë. 

FOTO: Ky është biznesmeni i karburanteve që u ekzekutua me plumb

Rexhep Ismaili është ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të enjte

Mësohet se Rexhep Ismaili me origjinë është çam dhe gjashtë vite më parë, në 2020, është zgjedhur kryetar i Degës së Patriotike Atdhetare “Çamëria”, në Sarandë. Ai gëzonte respekt në qytetin bregdetar dhe motivet e vrasjes mbeten mister.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular