HomeSportLuis Enrique fton gjithë ekipin për darkën e ditëlindjes, por vetë nuk...

Luis Enrique fton gjithë ekipin për darkën e ditëlindjes, por vetë nuk shkon në restorant

Advertismentspot_img

A mund të festohet një ditëlindje, pa atë që ka ditëlindjen? Për trajnerin e PSG-së, Luis Enrique, me sa duket, është e mundur.

Trajneri spanjoll, mbrëmjen pas kalimit në finale të Championsit, duke eliminuar Bajernin, ftoi gjithë skuadrën për darkë, për të festuar ditëlindjen në një restorant elegant në Paris.

Të gjithë lojtarët shkuan në orarin e caktuar në restorant “Prunier”, jo larg “Harkut të Triumfit”, ku mund të shijonin frutat e detit dhe shumë pjata të tjera. Një lokacion i radhës së parë në një lagje ‘chic’ parisiene, çka dëshmon rëndësinë e darkës.

Surpriza ishte se trajneri vetë nuk shkoi në restorant. Luis Enrique ka dashur t’i lërë futbollistët e tij të festojnë pa “vështrimin e tij vigjilent”. Një gjest, me të cilin trajneri spanjoll ka dashur të falënderojë të gjithë lojtarët për rezultatet e jashtëzakonshme që kanë arritur në dy vitet e fundit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular