HomePolitikeFrakturë në këmbë dhe plagë të rënda në trup, dhunohet barbarisht ish-kreu...

Frakturë në këmbë dhe plagë të rënda në trup, dhunohet barbarisht ish-kreu i PD në Lezhë, Sokol Toma! U dërgua me urgjencë te Trauma

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në qarkun e Lezhës, ku është dhunuar një ish-kryetar lokal i Partisë Demokratike në njësinë administrative Dajç, në Zadrimë.

Viktima është 53-vjeçari Sokol Toma, i cili është goditur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në zonën e Sanxhakut, përgjatë aksit Mamurras–Laç.

Dyshohet se persona ende të paidentifikuar e kanë sulmuar duke e goditur me sende të forta dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Burime spitalore bëjnë me dije se 53-vjeçari ka pësuar dëmtime serioze, përfshirë fraktura në këmbë dhe plagë të rënda në trup. Ai ndodhet i shtruar në pavijonin e ortopedisë.

Gjithashtu, autorët i kanë marrë edhe telefonin celular gjatë sulmit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri tani, motivet e dhunës mbeten të paqarta.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular