HomeAktualitetVideo/Turistët spanjollë mbërrijnë në spitalin ushtarak në Madrid ku do karantinohen, pasi...

Video/Turistët spanjollë mbërrijnë në spitalin ushtarak në Madrid ku do karantinohen, pasi qëndruan në kroçeren ku pati raste me hantavirus

Advertismentspot_img

Katërmbëdhjetë pasagjerë spanjollë të një anijeje turistike, ku u raportuan raste të dyshuara me hantavirus, kanë mbërritur në një spital ushtarak në Madrid, ku do të qëndrojnë në karantinë.

Pasagjerët ishin ndër të parët që zbritën nga kroçera në orët e para të mëngjesit të së dielës.


Transportohen drejt spitalit ushtarak

Sipas mediave spanjolle, fillimisht ata mbërritën në bazën ajrore Torrejón de Ardoz, pranë Madridit.

Më pas, u transportuan me autobusë drejt Spitalit Ushtarak Gómez Ulla, nën masa të forta sigurie.

Pamjet tregojnë dy autobusë të bardhë të shoqëruar nga automjete policie teksa hynin në ambientet e spitalit.

Do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore

Përfaqësues të spitalit bënë me dije se pasagjerët do të vendosen në një sektor të posaçëm të përgatitur për izolim dhe monitorim shëndetësor.

Ata do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar gjendjen e tyre shëndetësore dhe për të verifikuar nëse janë infektuar me hantavirus.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi numrin total të rasteve të dyshuara në kroçerë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular