HomeAktualitetAlarmi mbi infeksionin me hantavirus, mjeku infeksionist: Ka vdekshmëri të lartë! Ja...

Alarmi mbi infeksionin me hantavirus, mjeku infeksionist: Ka vdekshmëri të lartë! Ja simptomat që shfaqen

Advertismentspot_img

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka folur mbi shqetësimet e ngritura pas rasteve të fundit me hantavirus, duke theksuar se aktualisht nuk ekzistojnë kushte që ky virus të përhapet në përmasa pandemike. Sipas tij, transmetimi i kufizuar nga njeriu tek njeriu mbetet faktori kryesor që ul rrezikun e një përhapjeje globale.

I ftuar në News24, Harxhi u shpreh se situata e fundit konsiderohet e veçantë, pasi rastet janë shfaqur në një ambient të mbyllur dhe të izoluar, siç është një anije turistike me pasagjerë nga vende të ndryshme të botës.

“Nuk i ka gjasat deri tani që ky virus të kthehet në pandemi. Situata ku ka ndodhur është e veçantë, në një ambient të mbyllur në një anije me një kolektiv të izoluar”, tha ai, ndërsa shtoi se megjithëse virusi ka vdekshmëri të lartë, mënyra e përhapjes nuk favorizon një shpërthim masiv.

“Është një virus që ka një vdekshmëri të lartë, por transmetueshmëria nga njeriu tek njeriu është shumë e ulët dhe nuk përbën element që favorizon përhapje pandemike”, u shpreh Harxhi.

Harxhi shpjegoi gjithashtu natyrën e virusit, duke thënë se ai transmetohet nga kafshët te njerëzit dhe në raste të caktuara mund të shkaktojë forma të rënda sëmundjeje.

“Koha do të jetë treguesi kryesor, pasi të përfundojë monitorimi i kontakteve dhe periudha e inkubacionit do kemi një përgjigje më të saktë. Janë viruse që japin ethe hemorragjike dhe prekje të veshkave. Në Amerikë format janë më agresive dhe mund të prekin mushkëritë me vdekshmëri deri në 30–40%”, shtoi ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular