HomeAktualitetRreziku/Tentativa për t’ju marrë para, Raiffeisen Bank paralajmëron klientët: Mos bini pre...

Rreziku/Tentativa për t’ju marrë para, Raiffeisen Bank paralajmëron klientët: Mos bini pre e mesazheve mashtruese!

Advertismentspot_img

Raiffeisen Bank njofton se po qarkullojnë mesazhe mashtruese me qëllim marrjen e të dhënave për të kryer veprime nga llogaria e klientit.

Mesazhet vijnë me përmbajtje si:

-Lidhje të dyshimta që ju kërkojnë të klikoni për të “konfirmuar” ose “verifikuar” diçka

Kërcënime për mbyllje të llogarisë, ose

-Premtime për shpërblime apo dhurata të rreme.

Nëse merrni një mesazh të tillë, Raiffeisen Bank këshillon të mos ndërmerrni asnjë veprim për të ndarë të dhënat tuaja.

-Mos klikoni në asnjë link; vendosni gjithmonë manualisht adresën zyrtare të bankës

- Mos ndani informacione për të dhënat tuaja personale

-Mos ndani kode njëpërdorimëshe

-Mos ndani informacione për të dhënat e kartës tuaj bankare.

Në rast se keni bërë ndonjë prej këtyre veprimeve, kontaktoni menjëherë në numrin 042 381 381, njofton Raiffeisen Bank ndërsa garanton sigurinë dhe besueshmërinë e përvojës bankare të çdo klienti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular