HomeAktualitet"Vetëm botoks nuk ka në burg..."/ Kryemadhi: Pse çfarë ka burgu? Kërcehet...

“Vetëm botoks nuk ka në burg…”/ Kryemadhi: Pse çfarë ka burgu? Kërcehet napoloni! Rakipi: Je e çmendur, i mbledh gratë aty ti…!

Advertismentspot_img

Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për procesin gjyqësor ndaj saj dhe Ilir Metës. 

E pyetur nga Ylli Rakipi, nëse ka frikë se mund të përfundojë në burg, Kryemadhi e kaloi me nota humori, duke thënë se burgu i vërtetë është jashtë dhe se në burg kërcehet napoloni, duke ironizuar një video nga burgu i Durrësit, ku të burgosurit dëfreheshin me muzikë. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Për gjendjen ku ndodheni sot, fajësoni Ramën, veten, ambasadorët? Sepse flisni shpesh për ambasadorët.

Monika Kryemadhi: Yuri Kim dhe Altin Dumani. Përdorën Erion Velinë si vegël, pastaj kur Veliaj mendoi se po largonte Metën, Berishën, duhet të ikte edhe Rama, tha ik dhe ti. Është arrogancë e Erionit.

Ylli Rakipi: E bëni si Berisha, sepse edhe ai Dumanin godet.

Monika Kryemadhi: Yuri Kim e kishte personale. 

Ylli Rakipi: Tani ke frikë që mund të përfundosh në burg?

Monika Kryemadhi: Burgu më i madh është jashtë. Do të paguash dritat…

Ylli Rakipi: Pra burgu nuk është vetëm për burra por edhe për gra.

Monika Kryemadhi: Pse çfarë ka burgu? Aty kërcehet napoloni. Aty në Pogradec është burg i bukur.

Ylli Rakipi: Asgjë nuk të frikëson? Ti je sinqerisht e çmendur. Kjo shkon atje në burg, i mbledh ato të gjitha…

Monika Kryemadhi: Ka edhe parukeri.

Ylli Rakipi: Vetëm botoks nuk ka…

Enton Abilekaj: Në Durrës është më mirë.

Monika Kryemadhi: Është për burra atje.

Ylli Rakipi: Këtu vërtetohet edhe fraza, burgu është edhe për gratë.

Monika Kryemadhi: Kanë bërë edhe gratë e shkreta.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular