HomeAktualitetVIDEO/ Panik në aeroportin e Athinës, avioni bën ulje emergjente pas problemeve...

VIDEO/ Panik në aeroportin e Athinës, avioni bën ulje emergjente pas problemeve në motor

Advertismentspot_img

Një avion i cili ka regjistruar një problem në motor është detyruar që të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Athinës.

Mësohet se fluturimi 1753 nga Athina për në Mynih u kthye në aeroportin e Athinës, ndërsa  avioni u evakuua përmes daljes së emergjencës.

Pasagjerët pas alarmit u përshinë në panik e frikë. Njoftimi zyrtar i kompanisë thotë se ekuipazhi i Airbus A321 mori një mesazh paralajmërues për defekt. Duke ndjekur protokollet e sigurisë, pilotët shpallën gjendjen emergjente për të siguruar përparësinë për ulje të menjëhershme.

Avioni, në të cilin ndodheshin 177 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, u ul normalisht.

Për shkak të një ere të fortë në pjesën e pasme të kabinës së pasagjerëve, ekuipazhi e konsideroi të nevojshme zbarkimin e menjëhershëm të pasagjerëve.

Gjatë procesit të evakuimit, dy pasagjerë u lënduan lehtë dhe u transportuan në spital për marrjen e ndihmës së parë. Avioni po ekzaminohet nga ekspertë teknikë për të përcaktuar shkakun e problemit.

menjëhershme.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F993691136340719%2F&show_text=false&width=267&t=010

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular