HomeSocialeNjerëzit që anulojnë plane dhe ta lënë 'seen' kanë këto 11 arsye

Njerëzit që anulojnë plane dhe ta lënë ‘seen’ kanë këto 11 arsye

Advertismentspot_img

Të gjithë e kemi kaluar momentin kur mezi presim të anulojmë një dalje. Edhe pse zakonisht ndihemi mirë pasi dalim me njerëz, stresi para se të vishemi, të dalim nga shtëpia apo të socializohemi mund të jetë shumë i vërtetë. Prandaj, për shumë njerëz, anulimi i planeve sjell një ndjesi lehtësimi të menjëhershëm.

Por njerëzit që zhduken, nuk kthejnë mesazhe ose anulojnë në minutë të fundit, zakonisht kanë arsye më të thella sesa “s’kanë qejf”.

Janë të shteruar emocionalisht

Kur dikush është lodhur nga puna, dramat apo problemet emocionale, edhe një mesazh mund t’i duket shumë. Nuk kanë energji as për biseda të vogla, ndaj izolimi duket si mënyra më e lehtë për të mbijetuar.

Nuk dinë çfarë të thonë

Disa njerëz kanë ankth social dhe ndihen më të sigurt kur e dinë si do shkojë situata. Nëse nuk mund “ta provojnë në kokë” një dalje apo nuk dinë si t’i përgjigjen një mesazhi, zgjedhin ta shmangin fare.

Janë “psikologu” i grupit

Janë njerëzit që dëgjojnë problemet e të gjithëve dhe në një moment lodhen. Kur gjithë të tjerët shkarkojnë energjinë negative tek ti, vjen dita kur s’të mbetet më energji as për veten.

Kanë frikë se do duken të ftohtë ose të bezdisshëm

Kur je në humor të keq, ndonjëherë mendon se më mirë të anulosh sesa të dalësh e t’ua prishësh humorin të tjerëve. Për disa njerëz, tërheqja është mënyrë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Janë në depresion

Depresioni nuk është vetëm trishtim. Ndonjëherë të bën të mos kesh fuqi as të ngrihesh nga krevati. Kështu që planet sociale dhe mesazhet bëhen gjëja e parë që lihet pas dore.

“Bateria sociale” u ka mbaruar

Sidomos njerëzit introvertë kanë nevojë për kohë vetëm që të rikuperohen. Pas një dite të lodhshme, edhe një bisedë në grup mund t’u duket e pamundur.

Janë të fokusuar diku tjetër

Ndonjëherë njerëzit nuk zhduken sepse nuk të duan, por sepse po përpiqen të mbajnë veten në këmbë. Punë, familje, stres personal dhe papritur nuk kanë më energji për asgjë tjetër.

Kanë nevojë për pushim mendor

Ka raste kur mënyra e vetme për të marrë frymë është të fikësh telefonin dhe të anulosh gjithçka. Edhe 15 minuta qetësi mund të bëjnë diferencë.

Janë përzgjedhës me energjinë e tyre

Disa njerëz nuk duan më lidhje sipërfaqësore apo dalje nga detyrimi. Ata zgjedhin me kë kalojnë kohë dhe nuk harxhojnë energji aty ku nuk ndihen mirë.

Është shumë e lehtë ta bësh nga telefoni

Le ta pranojmë: është më e thjeshtë të anulosh plane me një mesazh sesa ta thuash ballë për ballë. Teknologjia e ka bërë “ghosting”-un shumë më të lehtë.

Po fshehin diçka

Ndonjëherë njerëzit shmangin takimet sepse nuk duan të përballen me një bisedë të vështirë, një sekret apo një problem personal dhe heshtja duket si rruga më e thjeshtë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular