HomeBotaPolitologu Ardit Gjinali: Vizitat e Rubios në Vatikan dhe Romë, shembull i...

Politologu Ardit Gjinali: Vizitat e Rubios në Vatikan dhe Romë, shembull i diplomacisë efektive

Advertismentspot_img

Gjinali: Vizitat e Rubios në Vatikan dhe Romë, shembull i diplomacisë efektive.
Politologu Ardit Gjinali, i ftuar në emisionin “World News”, Klan News me gazetaren Linda Karadaku, shprehu vlerësimin mbi dy vizitat zyrtare të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio përkatësisht në Vatikan dhe Romë. Ai theksoi se secili prej dy takimeve përkatësisht me Papa Leoni XIV dhe kryeministren Meloni bart vlerë thelbësore politike veçanërisht në ekspozimin e zhvillimeve të tendosura mes SHBA dhe dy vendeve.
Gjinali solli në vëmendje fjalimin e Rubio në Konferencën e Sigurisë në Mynih, fjalim që dëshmon boshtin politik dhe vizionin e Rubio si një balancues i shëndetshëm mes SHBA dhe BE, në koherencë dhe me frymën e tij politike përkatësisht si një ndërlidhës mes bazës së Republikanëve tradicionalë dhe bazës së MAGA, gjithashtu. Duke nënvizuar dhe vlerësuar rolin koherent të Rubio, Gjinali theksoi vlerën thelbësore të ushtrimit të efektshëm të mekanizmave të diplomacisë si themeli dhe thelbi i një politike të shëndetshme të jashtme, e njëjta shpesh korrigjon, rregullon dhe rikuperin secilin hap pas të shkaktuar nga nxitimi dhe agjenda politike segmentare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular