Ervin Salianji ka folur mbi situatën në PD, teksa ai vetë nuk u lejua të kandidojë përballë Berishës në zgjedhjet për kreun e partisë më 23 maj.
Salianji theksoi se Berisha u rikthye në 2021 me premtimin se në ndryshim nga ish-kreu Lulzim Basha, Rama nuk ia vjedh dot zgjedhje, duke pranuar vjedhjen e zgjedhjeve në 25 prill 2021.
Pas kësaj shtoi dhe nenin në statut se kryetari që humb zgjedhjet largohet pa kusht për të mos rikandiduar më, gjë të cilën nuk e zbatoi pas humbjeve në 2025.
Salianji shton se Berisha ka uzurpuar PD-në dhe ai do të vazhdojë betejën e tij për çlirimin e partisë.
Salianji: Sali Berisha del vendos, përjashtohet kandidati tjetër. Pastaj vendos komisionin, listat nuk i nxjerr. Nëse do kishte një garë si garat e kaluara, kur ka qenë zoti Selami, zoti Shehaj, ka pasur garë dhe ka pasur burimet po themi kanë qenë në mënyrë të barabartë. Degët e PD organizonin si për njërin si për tjetrin. Ka pasur zona dhe ku ka fituar zoti Shehaj. Unë pranoj garë dhe me këto kushte. Ka aq pakënaqësi te demokratët sa do i ruanin votat. Sali Berisha ka dalë dhe ka thënë në shtator 2021, ka qenë i pari që ka thënë se zgjedhjet e 2021 janë vjedhur.
Kur doli pastaj tha Rama nuk mi vjedh votat se e tërheq zvarrë. Unë tha do emërtoj nenin Basha, nëse PDSH nuk rezulton forcë qeverisëse kryetari i partisë humbet mandatin dhe nuk ka të drejtë të kandidojë. Pjesën e përjashtimit nga partia do e nis nesër. Nuk do lerë pa bërë asnjë betejë. PD nuk mund të trajtohet si pronë. Është pasuri e shqiptarëve. Nuk e lë këtë betejë lehtë. Berisha nuk është kryetari i PD, e ka uzurpuar.
Unë di të them, takimet që kam takuar janë më të mëdha se të Berishës. Pse do Berisha një mandat tjetër, kur thotë nuk mundet dot Rama.







