HomeSocialeHelmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon subjektin ‘SORI-AL’...

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon subjektin ‘SORI-AL’ dhe e gjobit me 1.5 mln lekë

Advertismentspot_img

52 studentët e Akademisë së Sigurisë u helmuan nga makaronat e kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok. Ky është rezultati i analizave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili bllokoi aktivitetin e kompanisë së kateringut “SORI-Al” të administruar nga Alma Tafani.

Sipas AKU-së, nga nëntë mostra të marra për analiza, tetë rezultuan brenda normave, ndërsa një kampion makarona të gatshme, i marrë në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë në Sauk, rezultoi pozitive me dy bakteret. Akademia u siguronte studentëve, të treja vaktet, me katering, nga kompania SORI-Al, administratorja e së cilës po hetohet në gjendje të lirë.

Gjithashtu u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare.

Blutë kanë arrestuar kuzhinierin Kujtim Ballgjini dhe Kristjana Plaka teknologe e ushqimit në kompaninë që sillte ushqimin në Akademinë e Sigurisë, ndërsa në gjendje të lirë u vu një tjetër teknologe ushqimi në SORI-Al”.

Njoftimi i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të informimit publik dhe transparencës bën me dije, se referuar çështjes për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk, nga AKU janë kampionuar nëntë mostra (lëndë të para dhe produkte të gatshme).

Nga laboratori i Referencës ISUV informohemi se tetë mostra të kampionuara kanë dalë brenda normave dhe një kampion makarona produkt i gatshëm ka rezultuar jokonform për ngarkesë mbi norme Escherichia.Coli dhe B staphylococcus koagulaze pozitive, mostër kjo e kampionuar në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk.

Për këto gjetje AKU mori masën e ndërprerjes së aktivitetit, deri në plotësimin e kërkesave ligjore nga OBU për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës.

Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë, në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku është kryer prodhimi i këtyre produkteve, referuar  konstatimeve  të  institucioneve shëndetësore, mbi raportin përfundimtar të hetimit epidemiologjik për rezultatet jokonforme për tregues të higjenës, evidentuar në kampionët në ruajtje si dhe në disa prej pajisjeve të punës,

AKU mori masa për ndërprerjen e aktivitetit të subjektit SORI-AL edhe në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura.

Gjithashtu u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare.

Subjektit iu la detyrë marrja e masave për kryerjen e procedurës së asgjësimit referuar produktit të bllokuar rezultuar jo konform.

Deri në fund të vitit 2025, kompania Sori-Al rezulton si fituese e 75 tenderave publikë, me vlerë totale 4.2 miliardë lekë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular