HomeAktualitetImami në Londër përdhunoi 7 gra e vajza "për t’i shëruar" nga...

Imami në Londër përdhunoi 7 gra e vajza “për t’i shëruar” nga magjia e zezë, dënohet me burg përjetë

Advertismentspot_img

‘Aria’ ishte vetëm 13 vjeçe kur u abuzua nga një imam që i thoshte se “po e shëronte.” Një udhëheqës fetar i respektuar në një xhami në Londër, Abdul Halim Khan, u thoshte vajzave të reja dhe prindërve të tyre se kishin nevojë të “shëroheshin” nga “shpirtra të këqij”.

Pas sulmeve, ai i paralajmëronte vajzat se nëse tregonin dikujt për abuzimin, “shërimi” i supozuar do të zhbëhej, ato do të mallkoheshin ose familjeve të tyre do t’u ndodhnin gjëra të këqija përmes magjisë së zezë.

“Unë vërtet besoja se ai kishte fuqi mbinatyrore”, thotë Aria, që nuk është emri i saj i vërtetë.

Ajo thotë se Khan i kishte thënë se “do të më ndodhte diçka shumë e keqe mua dhe familjes sime” nëse ajo do të fliste ndonjëherë për abuzimin. Dhe ajo nuk ishte e vetmja.

Në të njëjtën formë, Khan abuzoi 7 gra e vajza përgjatë 11 viteve. Viktima më e vogël në moshë ishte 12 vjeçe. Ai i bindte të takoheshin në vende të izoluara si një apartament ose makinë. Më pas i përdhunonte duke u shtirur si xhind, një fuqi e mbinatyrshme.

Khan zgjidhte makina me xhama të errët, i jepte një viktimë një telefon që ai të mund ta kontaktonte dhe inkurajonte një tjetër të dilte nga dritarja e dhomës së saj të gjumit për t’u takuar me të.

Ishte nëna që e prezantoi Arian me Khan, pasi ajo kishte filluar të kishte probleme në shkollë. Ajo i tha se imami do t’i jepte këshilla.

Kur u takuan, Khan i tha të hipte në makinën e tij. “Aty më preku në mënyrë të papërshtatshme”, thotë Aria. “I kisha sytë mbyllur dhe ai tha se do të kishte gjëra që po trokisnin në xhamin e makinës. Dhe unë me të vërtetë i dëgjova ato trokitje. Por sigurisht, unë isha 13 vjeçe, isha e tmerruar.”

Khan, 54 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm. Në shkurt, ai u shpall fajtor për 21 akuza përdhunimi, sulmi seksual dhe abuzim seksual të fëmijëve në vende të izoluara dhe të fshehta.

Farah, një tjetër viktimë e Khan, thotë se familja e saj nuk e besonte dhe ky fakt u shfrytëzua prej imamit.

“Ai shpikte histori, duke thënë: ‘Unë po shoh gjëra që po vijnë drejt teje, duhet të mbrohesh, duhet ta mbroj vajzën tënde’”, rrëfen Farah. Më pas, ai abuzoi me të. “I thashë vetes: ‘kjo është gabim’,” thotë ajo. “E di që nuk duhet të më prekin kështu. Isha shumë e hutuar, por nuk mund të kthehesha te familja ime sepse ata nuk do të më besonin”, shton ajo.

Një prej viktimave të Khan, tha në gjyq: “Për mua ai s’është qenie njerëzore, është rimishërimi i së keqes.”

Ai gjithashtu i tha një viktime se kishte kancer në vezore që vetëm ai mund ta shëronte, përpara se ta çonte me makinë në një zonë të izoluar dhe ta përdhunonte.

Viktimat kanë rrëfyer për “gënjeshtra dhe manipulim” nga dikush që në komunitet konsiderohej si një “burrë fetar, i devotshëm dhe i besueshëm”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular