HomeEkonomiShoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe IFC organizojnë workshop mbi zhvillimet pas...

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe IFC organizojnë workshop mbi zhvillimet pas zbatimit të SEPA në Shqipëri

Advertismentspot_img

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) zhvilloi më 13 maj workshop-in “IFC_SEPA SCT Post Go-Live for Banks in Albania”, me fokus fazën pas zbatimit të SEPA SCT në Shqipëri dhe mundësitë që ky zhvillim sjell për sektorin bankar dhe klientët.

Aktiviteti mblodhi anëtarë të Komitetit të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative të AAB, si edhe përfaqësues të sektorit bankar të angazhuar në procesin e integrimit në SEPA dhe aspektet operacionale të tij.

Përfaqësueset e PwC, Merima Mahmutović dhe Nina Mikunovič, prezantuan zhvillimet dhe perspektivat e SEPA në Shqipëri, duke u ndalur te ecuria e sistemit SEPA SCT, i cili është funksional në vend që prej tetorit 2025. Me bankat e nivelit të dytë që tashmë operojnë në mënyrë të qëndrueshme, diskutimet u përqendruan te potenciali që SEPA sjell përtej kërkesave rregullatore, përmes rritjes së eficiencës operacionale, automatizimit të proceseve, zhvillimit të shërbimeve të reja, zgjerimit të bazës së klientëve dhe krijimit të përfitimeve më të gjera për bizneset dhe qytetarët.

Workshop-i u mbështet nga IFC, pjesë e World Bank Group, në partneritet me Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO).

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular