HomeKultureEurovision/ Shqipëria u rendit e 13-ta me këngën “Nan” nga Alis, shteti...

Eurovision/ Shqipëria u rendit e 13-ta me këngën “Nan” nga Alis, shteti që na vlerësoi me pikët maksimale! Si u ndanë votat

Advertismentspot_img

Eurovision 2026 u fitua nga Bullgaria, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e 13-të në finalen e madhe me gjithsej 145 pikë.

Shqipëria u përfaqësua nga Alis me këngën “Nan”, një performancë që mori vlerësime pozitive nga publiku europian dhe juritë profesionale.

Sipas renditjes finale, Shqipëria u pozicionua pas Polonisë dhe para Norvegjisë, duke siguruar një rezultat të konsiderueshëm mes 25 vendeve finaliste.

Renditja e Top 5 në Eurovision 2026

Bullgaria – 516 pikë

Izraeli – 343 pikë

Rumania – 296 pikë

Australia – 287 pikë

Italia – 281 pikë

Pikët për Shqipërinë

Pikët maksimale për Shqipërinë erdhën nga Portugalia, e cila i dha vendit tonë 12 pikë, ndërsa Mali i Zi e vlerësoi me 10 pikë. Greqia e vlerësoi me vetëm 1 pikë, ndërsa Italia asnjë. Kroacia dhe Qipro dhanë nga 8 pikë, Malta dhe Azerbajxhani nga 6 pikë, dhe San Marino 5 pikë. 1 dha Izraeli dhe 3 Belgjika.

Portugalia- 12 pikë

Mali i Zi- 10 pikë

Kroacia- 8 pikë

Qipro- 8 pikë

Malta- 6 pikë

Azerbajxhani- 6 pikë

San Marino- 5 pikë

Belgjika- 3 pikë

Izraeli- 1 pikë

Greqia- 1 pikë

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular