HomeKronikeEMRI/ Zbulohet identiteti i policit të plagosur me armë zjarri, objektivi dyshohet...

EMRI/ Zbulohet identiteti i policit të plagosur me armë zjarri, objektivi dyshohet se ishte komshiu i tij, që kishte thyer masën e sigurisë! Ngjarja, për pazare droge

Advertismentspot_img

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen ku mbeti i plagosur efektivi i policisë, i identifikuar si Anxhelo Kumaraku 30 vjeç.

Raportohet se efektivi ndodhej pranë banesës së tij, i shoqëruar nga një komshi, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.

Sipas dyshimeve paraprake, objektiv i atentatit ka qenë pikërisht komshiu i efektivit, ndërsa ngjarja dyshohet të lidhet me prishje të pazareve të drogës me persona të tjerë.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu arsyen pse efektivi i policisë ishte në shoqërinë e personit që ndodhej në arrest shtëpie dhe që, në momentin e ngjarjes, kishte thyer vendimin e gjykatës.

Ndërkohë, mësohet se i plagosuri Anxhelo Kumaraku nuk kishte njoftuar autoritetet për shkeljen e masës së sigurisë nga ana e komshiut të tij.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të atentatit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular