HomeKronikePlagoset me armë gjatë natës efektivi në Shkozë, 30-vjeçari u transportua në...

Plagoset me armë gjatë natës efektivi në Shkozë, 30-vjeçari u transportua në spital, policia: Autorët në kërkim

Advertismentspot_img

Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pa pak mesnatës në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta.

I plagosur ka mbetur efektivi me iniciale A.K 30 vjeç, që siç njofton policia ka qenë jashtë shërbimit.

Pas ngjarjes, 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular