Janë publikuar emrat dhe fotot e katër shqiptarëve, mes tyre një vajzë, të cilat akuzohen për tentativë grabitje me dhunë dhe armë ndodhur në prill në Thermo, Etoli Akarnania, Greqi.
Ata janë: Romeo Qosja, Lefter Toci, Mariol Toska dhe Fatbardha Shehi.
Ndaj tyre është ngritur procedim penal për tentativë grabitjeje seriale të armatosur dhe të dhunshme. Mësohet se gjatë tentativës së grabitjes, tre burrat kishin hyrë nga një derë e shtëpisë së një çifti, të cilin u përpoqën ta grabisnin duke i kërcënuar me armë dhe duke përdorur dhunë ndaj burrit.
Gjatë grabitjes, të akuzuarit u vunë re nga djali i çiftit dhe ikën, ndërsa njëri prej tyre qëlloi dy herë në ajër, pa u raportuar për të lënduar.
Një operacion i koordinuar policor u organizua për të arrestuar të akuzuarit, gjatë të cilit një automjet në të cilin udhëtonte e akuzuara femër u gjet në kryqëzimin Sykia dhe u ndalua nga policia, ndërsa dy të akuzuarit meshkuj u fshehën në bagazh dhe u arrestuan.
Në të njëjtën kohë, i akuzuari i katërt u gjet në një shtëpi me qira. Dy të akuzuarit meshkuj ishin të arratisur nga një Qendër Paraburgimi, ndërsa i akuzuari i tretë ishte në një leje të rregullt gjashtëditore, e cila i ishte dhënë nga një burg në të cilin ndodhej.







