Mereme Sela ka depozituar një kërkesë të re në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku kërkon pezullimin e zgjedhjeve të 23 majit për kreun e Partisë Demokratike.
Në padinë e saj, ajo ka kundërshtuar zhvillimin e procesit zgjedhor brenda PD-së dhe ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me këtë çështje.
Kërkesa e korrigjuar është dorëzuar pranë gjykatës, ndërsa pritet që institucioni të shqyrtojë pretendimet dhe të vendosë nëse do të pranojë ose jo pezullimin e zgjedhjeve për drejtimin e partisë.
Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike janë parashikuar të mbahen më 23 maj.








