HomeSocialeMishi i Brazilit/ BE e bllokon, Shqipëria e shijon!

Mishi i Brazilit/ BE e bllokon, Shqipëria e shijon!

Advertismentspot_img

 Shqipëria po rrit në mënyrë të ndjeshme varësinë nga mishi i importuar, ndërsa prodhimi vendas po tkurret dhe sektori blegtoral humbet gradualisht kapacitetet prodhuese. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë muajit prill 2026, importet e mishit dhe të brendshmeve të ngrënshme arritën në rreth 894 milionë lekë, niveli i dytë më i lartë historik i regjistruar për një muaj në 20 vite. Rekordi mbetet korriku i vitit 2025, kur importet arritën rreth 950 milionë lekë.

Rritja e importeve nuk ka të bëjë vetëm me çmimet, por edhe me sasitë e sjella nga jashtë. Në prill, pesha e mishit të importuar kaloi 5 milionë kilogramë, niveli më i lartë i viteve të fundit. Çmimi mesatar për kilogram mish të importuar arriti në rreth 178.6 lekë, nga 153.4 lekë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Analistët e tregut shprehin se kjo tregon një ndryshim të thellë në strukturën e furnizimit, me tregun vendas që mbështetet gjithnjë e më shumë te importi për të përmbushur kërkesën e brendshme.

Paralelisht, prodhimi vendas po ndjek një trend të kundërt. Në vitin 2024, prodhimi total i mishit ra në rreth 130 mijë tonë, niveli më i ulët në dy dekadat e fundit. Krahasuar me kulmin prej mbi 161 mijë tonësh në vitin 2018, prodhimi vendas ka rënë për më shumë se 31 mijë tonë, ose rreth 19%. Tkurrja lidhet me reduktimin e numrit të bagëtive, kostot më të larta të fermave, emigrimin nga zonat rurale dhe vështirësitë për të mbajtur aktivitetin blegtoral fitimprurës.

Sa i përket furnizuesve, Brazili rezulton të jetë kryefurnizuesi me rreth 45% të totalit të importeve për këtë kategori produktesh. Pas tij renditen Shtetet e Bashkuara me 12.5%, Italia me 8.2%, Greqia me 8%, dhe Paraguai me 6.3%. Pjesa tjetër e tregut ndahet mes vendeve të tjera, si Serbia, Spanja, Holanda dhe Maqedonia e Veriut, me pjesëmarrje më të vogla.

Ekspertët paralajmërojnë se varësia në rritje nga importi dhe vështirësitë e prodhimit vendas mund të ndikojnë në stabilitetin e çmimeve dhe sigurinë ushqimore në vend, veçanërisht në një periudhë kur Bashkimi Evropian ka vendosur disa kufizime dhe bllokime për importet nga Brazili.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular