HomeKronikeDhunohet me sende të fora në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga...

Dhunohet me sende të fora në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër

Advertismentspot_img

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se Haderi është goditur me sende të forta në pjesën e kokës, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Sipas informacioneve të para, drejtori i AKU-së po ecte në këmbë, kur disa persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar papritur dhe më pas janë larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Dyshohet se sulmi mund të ketë lidhje me detyrën e tij si drejtues i AKU Shkodër, ndërsa Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e incidentit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular