Një aksident i rëndë dhe me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, gjatë natës.
Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje të fortë mes një automjetit të tipit BMË dhe një kamioni me targa të Kosovës, raporton Alsat.
Përplasja ka qenë aq e fortë dhe automjeti BMË është përfshirë menjëherë nga flakët, duke bërë të pamundur shpëtimin e katër personave që ndodheshin brenda tij.
Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe emergjente.







