HomeAktualitetArmë dhe granata me vete! Kush është “Titi” që u plagos në...

Armë dhe granata me vete! Kush është “Titi” që u plagos në Greqi, e shkuara kriminale dhe detaje nga operacioni që e çoi pas hekurave

Advertismentspot_img

Një incident i rëndë me armë është regjistruar mëngjesin e së shtunës në zonën e Mikrolimanos në Pire, ku një shqiptar i njohur me nofkën “Titi” është përfshirë në shkëmbim zjarri me policinë greke.

Sipas mediave greke, Alesio Xhelo, kishte një të kaluar të rëndë kriminale dhe ishte në shënjestër të autoriteteve për vrasje, grabitje dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Ngjarja ndodhi jashtë një dyqani në Mikrolimano, kur efektivët e Policisë së Zhvatjes tentuan ta kontrollonin. Sapo vuri re policët, ai nxori armën dhe tentoi të qëllonte ndaj tyre, ndërsa një prej efektivëve reagoi i pari duke përdorur armën e shërbimit.

Pas shkëmbimit të zjarrit, i dyshuari mbeti i plagosur dhe u transportua në spital nën masa të rrepta sigurie.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti dy pistoleta, një revolver të kalibrit .32 me karikator, si dhe një çantë ku ndodheshin gjashtë granata dore.

Sipas raportimeve, “Titi” ishte akuzuar më herët si anëtar kryesor i një organizate kriminale dhe ishte një nga personat që në qershor të vitit 2019 u arratisën nga qendra e transferimit të të burgosurve në Petrou Ralli, duke marrë peng oficerë policie.

Më pas ai ishte arrestuar, transferuar në Shqipëri dhe më vonë ishte rikthyer në Greqi, ku dyshohet se kishte rinisur aktivitetin kriminal.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular