Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj u ngjit në ringun e Oberhausenit, në Gjermani, për një nga duelet më të rëndësishme të karrierës së tij.
Shqiptari i thirrur edhe “The Albanian Sniper” u përball me francezin Bakary Samake në ndeshjen “WBC World Final Elimination Fight”, sfidë që e afroi me titullin botëror të WBC.

Hadribeaj ia doli të fitonte me pikë, pasi 12 raundet e ndeshjes u mbyllën pa knockout dhe me një dyluftim të fortë mes dy sportistëve deri në fund.

Gjyqtarët vendosën që shqiptari të shpallej kampion i ndeshjes pak pas mesnate (mbrëmja vonë e 23 majit duke zbardhur 24 maji).

Hadribeaj mbetet i pamposhtur në karrierën profesioniste dhe konsiderohet një nga boksierët shqiptarë më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.







