Momente paniku janë regjistruar pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, pasi disa gazetarë u detyruan të kërkonin strehim gjatë transmetimeve live kur shpërthyen të shtënat me armë pranë zonës së mediave në “North Lawn”.
Në video të shpërndara në rrjetet sociale, gazetari i CBS News, Aaron Navarro, dhe gazetarja e ABC America, Selina Wang, shihen duke u ulur dhe duke vrapuar për t’u mbrojtur, ndërsa në sfond dëgjohen disa të shtëna me armë dhe oficerë sigurie që urdhërojnë njerëzit të largohen nga zona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 sipas kohës lokale, kur një person iu afrua një pike kontrolli sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hapi zjarr ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret. “Isha në mes të një regjistrimi me iPhone për një video sociale nga North Lawn i Shtëpisë së Bardhë kur dëgjuam të shtënat. Dukej sikur ishin dhjetëra të shtëna. Na thanë të vraponim drejt sallës së konferencave për shtyp, ku po qëndrojmë aktualisht”, shkroi më vonë në platformën X gazetarja Selina Wang.
Sipas Shërbimit Sekret, i dyshuari nxori armën nga një çantë dhe filloi të qëllonte ndaj oficerëve të vendosur në pikën e kontrollit. Agjentët iu kundërpërgjigjën me zjarr, duke e plagosur autorin, i cili më vonë u shpall i vdekur në spital.
Mediat amerikane raportuan gjithashtu se një kalimtar mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit, megjithëse autoritetet ende nuk kanë përcaktuar nëse plagosja u shkaktua nga të shtënat e autorit apo nga kundërpërgjigjja e forcave të sigurisë.