Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku një 61-vjeçar i identifikuar me inicialet P.B. ka përplasur për vdekje një vogëlush vetëm 7-vjeçar.
Një nga dëshmitarët e ngjarje ka deklaruar për mediat, se autori pretendonte se ka qenë duke lëvizur me vetëm 10 kilometra në orë.
“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha; jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h”, sqaroi banori i zonës, ndërsa shton se rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje dhe se edhe më parë kanë ndodhur aksidente.







