HomeSportMposhtet nga Kaljari në “San Siro”/Mbrëmje terrori për Milanin, drejtuesit kuqezi largohen...

Mposhtet nga Kaljari në “San Siro”/Mbrëmje terrori për Milanin, drejtuesit kuqezi largohen mes fërshëllimave, Ibra shoqërohet me roje sigurie

Advertismentspot_img

Mbrëmja e fundit e sezonit ishte katastrofike për Milanin. Skuadra kuqezi u mposht turpshëm 1-2 në “San Siro” nga Kaljari, ndërkohë që Como dhe Roma fituan ndeshjet e tyre, duke zaptuar dy vendet e fundit që të dërgojnë në Champions League.

Ky rezultat e detyron “Djallin” të kënaqet vetëm me Europa League, një dështim sezonal që pak kush e kishte parashikuar.

Megjithatë, ajo që ndodhi pas fishkëllimës përfundimtare nuk kaloi pa u vënë re. Siç raportoi i dërguari i MilanNews.it nga stadiumi, këshilltari i lartë (Senior Advisor) Zlatan Ibrahimoviç u largua me nxitim nga tribuna menjëherë pas ndeshjes, i shoqëruar nga rojet e sigurisë drejt parkingut. Gjatë këtij rrugëtimi të shkurtër, legjenda suedeze u përball me zemërimin e hapur të një pjese të tifozëve milanistë, të cilët nuk kursyen kritikat dhe shprehjet e zhgënjimit të thellë ndaj figurës që supozohej të udhëhiqte ringritjen e klubit.

Një sezon i hedhur poshtë, një largim i nxituar dhe një tifozëri që nuk pranoi të heshtë: imazhet e kësaj mbrëmjeje përshkruajnë më së miri krizën aktuale që ka mbërthyer Milanin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular