HomeAktualitet40 VJET ZERI I LIRË SHQIP! Radio “Jehona e SHQIPES" e mbajti...

40 VJET ZERI I LIRË SHQIP! Radio “Jehona e SHQIPES” e mbajti Shqipërinë gjallë, në kryeqendrën e Europës!/nga Zenel Hoxha

Advertismentspot_img

nga Zenel Hoxha
Ka institucione të ndërtuara nga komunitete, shtete, por ka institucione të ndërtuara nga ideali i një njeriu për ti dhënë zë shqipes. Radio “Jehona e Shqipes” i përket llojit të dytë.

Më 10 Maj 2026, në zemër të Brukselit, ne festuam dyzet vjet të këtij ideali.

Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime duke ndërtuar gjëra: një parti politike, një komunitet, dy dhoma tregtie ate Kombetare dhe një bilaterale, dhe e di më mirë se shumica, sa e rrallë është që diçka të mbijetojë katër dekada. Projektet fillojnë me energji dhe mbarojnë me lodhje. Bashkëpunimet çahen. Entuziazmi shuhet. Arsyet janë të shumta, por sipas përvojës sime faktori i vetëm e më vendimtar është gjithmonë i njëjti: këmbëngulja e një personi që thjesht nuk e lë të vdesë atë që ka ndërtuar. Në rastin e Jehonës së Shqipes, ai person është miku im Sakip Skepi.

Sakipi ishte pesë vjeç kur u detyrua të linte Shqipërinë. Me vete nuk mori asgjë përveç gjuhës, dashurisë për atdheun dhe, siç u duk qartë, një kapaciteti të jashtëzakonshëm për përkushtim ndaj atdheut. Gjatë dyzet vjetëve, nëpërmjet këtij përkushtimi, ngrohtësisë natyrore që shfaqet që në sekondat e para të njohjes me të dhe një pasioni që nuk fshihet dot, ai ndërtoi diçka që asnjë grant, asnjë institucion dhe asnjë program politik nuk mund ta kishte ndërtuar vetëm. Ai ndërtojë një pike reference, një vend takimi, ai ndërtojë Jehonën e Shqipes . Rreth Jehonës së Shqipes ai mblodhi gazetarë, intelektualë, figura kulturore dhe shqiptarë të thjeshtë nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe nga çdo vend ku ka shqiptarë në diasporë. I intervistoi, i lidhi me njëri-tjetrin dhe e mbajti gjuhën gjallë, nëpërmjet kësaj hapësirë publike , dhe jo si nostalgji private.

Festa në Bruksel ishte një reflektim dinjitoz dhe që shkon përtej përvjetorit. U mblodhëm vetëm disa dhjetëra metra larg rezidencës së Parlamentit Europian, institucioni që ka formësuar kaq shumë rendin modern të kontinentit, në një qytet ku, shtatëdhjetë vjet më parë, valët e para të nacionalistëve shqiptarë mbërritën si të dëbuar. Ishin burra e gra që kishin luftuar dhe sakrifikuar për vendin e tyre dhe u nxorrën jashtë nga dallga e Luftës së Dytë Botërore dhe ajo çfarë e pasoi atë. Bijtë dhe nipërit e këtyre atdhetarëve ishin në atë sallë më 10 Maj, ende duke kontribuar, ende duke mbrojtur, ende duke ndërtuar Shqipërinë demokratike në të cilën prindërit e tyre besuan dhe u ndëshkuan për atë besim.

Ajo vazhdimësi nuk është simbolike. Është strukturore. Jehona e Shqipes nuk qe kurrë thjesht një radio. Gjatë viteve kur çështja e Kosovës kishte nevojë për një zë në kancelaritë Europiane, ajo ishte një nga platformat e rralla ku intelektualët shqiptarë mund të dërgonin mesazhet e duhura tek audiencat e duhura — tek populli i Kosovës dhe tek publiku i gjerë europian. Ajo ndihmoi ta vendoste një çështje të drejtë në axhendën e institucioneve që kishin fuqinë të vepronin për Kosovën.

E them këtë si dikush që ka jetuar një version të së njëjtës histori në Londër. Ndërtimi i komunitetit shqiptar në Britani që nga viti 1994 më mësoi se gjëja më e vështirë nuk është të fillosh — është të vazhdosh. Kushdo mund të hapë një derë. Shumë pak mund ta mbajnë të hapur për dyzet vjet, nëpërmjet çdo ndryshimi politik, teknologjik, financiar dhe të rrethanave. Sakip Skepi bëri pikërisht këtë.

Përvjetori i 40-të i Jehonës së Shqipes nuk është thjesht një arritje mediatike. Është dëshmi se kur një person kombinon dashurinë për gjuhën e tij, me një vullnet të pathyeshëm për t’i shërbyer komunitetit të tij, rezultati mund të mbijetojë qeveri, mund të mbijetojë tendenca dhe mund të mbijetojë dyshimet e të gjithë atyre që thanë se nuk mund të bëhej.

Urime, Sakip. Jehona vazhdon.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular