HomeKryesoreErvin Salianji njofton takim me demokratët në Tiranë: PD është më e...

Ervin Salianji njofton takim me demokratët në Tiranë: PD është më e madhe se çdo individ

Advertismentspot_img

Ish-deputeti Ervin Salianji ka njoftuar takimin e radhës në kuadër të lëvizjes së tij me strukturat demokrate. Këtë herë, ai do të ndalet në Tiranë, të premten, ndërsa fton demokratët t’i bashkohen.

Në një postim në rrjete sociale, Salianji thekson se ndryshimi për të cilin ka nevojë Shqipëria kalon nga ndryshimi që duhet të pësojë së pari Partia Demokratike, e cila, sipas tij, ka ende energjinë dhe frymëzimin për të bashkuar njerëzit, dhe sjellë rrotacionin që ka nevojë vendi.

Ai bën me dije se takimi do të mbahet në të premten, më 29 maj, në orën 18:00 te Akademia e Arteve, sheshi Nënë Tereza.

“Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ. Ajo është pasuri e demokratëve dhe e të gjithë shqiptarëve të lirë, që prej 13 vitesh mbajnë mbi supe barrën e opozitës dhe shpresën për ndryshim.

PD ka ende brenda vetes energjinë, frymëzimin dhe fuqinë për të bashkuar njerëzit, për të hapur rrugë të reja dhe për të sjellë rotacionin që Shqipëria ka nevojë.

Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i Partisë Demokratike. I ftoj demokratët e Tiranës të na mbështesin e të bashkohen me ne në takimin e madh të së premtes.”, shkruan Salianji.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular