HomeKryesoreZbardhen propozimet e PD-së për ndryshimet në statut, nuk preket “neni Basha”!...

Zbardhen propozimet e PD-së për ndryshimet në statut, nuk preket “neni Basha”! Rritet përfaqësimi i Diasporës dhe grave në parti

Advertismentspot_img

Janë zbardhur propozimet e Partisë Demokratike për ndryshimet në Statutin e partisë, të cilat synojnë rritjen e përfaqësimit, forcimin e strukturave të brendshme dhe përmirësimin e funksionimit organizativ të partisë.

Ndër pikat kryesore të propozuara është fuqizimi i rolit të diasporës shqiptare, duke parashikuar që 15% e listave zgjedhore dhe organeve drejtuese të përbëhen nga përfaqësues të saj. Një tjetër ndryshim lidhet me rritjen e përfaqësimit të grave dhe vajzave në strukturat e partisë, nga 30% në 40%.

Në dokument nuk përmendet “neni Basha”, i futur në statutin e miratuar në Kuvendin e vitit 2021 nga Berisha, i cili parashikon se në rast se partia humb zgjedhjet, mandati i kryetarit të saj përfundon automatikisht dhe nuk i lejohet që të rikandidojë në zgjedhjet pasardhëse për drejtimin e partisë.

PD ka propozuar ngritjen e një Komisioni të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkie, i cili do të funksionojë si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë dhe do të ketë rol paraprak në procesin e primareve.

Ndryshimet prekin gjithashtu organizimin bazë të partisë, përmes përmirësimit të funksionimit të grupseksioneve dhe nëndegëve, si dhe forcimit të rolit të Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve. Po ashtu, parashikohet forcimi i bashkëpunimit mes degëve të PD-së dhe të zgjedhurve vendorë, veçanërisht këshilltarëve bashkiakë, për të rritur koordinimin në nivel lokal.

Po ashtu, përfshihet edhe njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të PD-së, si dhe masa për mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarëve të saj.

“Çështja e listave të anëtarësisë së PDSH ka qenë gjithmonë objekt debati. Për këtë qëllim propozohet dixhitalizimi i tyre i plotë, përditësimi të paktën një herë në 2 vjet, si dhe forcimi i rregullave për përpunimin dhe administrimin e këtyre të dhënave, me qëllim forcimin e garancive për mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarëve të partisë”, thuhet në dokument.

Një tjetër pikë lidhet me saktësimin e rregullave për shkarkimin e kryetarëve të degëve, duke synuar më shumë garanci për qëndrueshmërinë e tyre në detyrë dhe qartësim të procedurave statutore.

 NDRYSHIMET KRYESORE TE PROPOZUARA:

1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular