Shoqata e Siguruesve firmos Memorandum me Deutsche Sparkassenstiftung Sekretarja e Pergjithshme e Shoqates Mimoza Hajdarmataj e ka konsidetuar kete si: “Një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe transformimin e sektorit të sigurimeve në Shqipëri!”
Statusi ne FB i Shoqates se Siguruesve
Një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe transformimin e sektorit të sigurimeve në Shqipëri!
Sot patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe Deutsche Sparkassenstiftung für internationale Kooperation, në kuadër të projektit “Just Transition: Regional project on the sustainable transformation of the financial sectors of Albania”.
Marrëveshja u nënshkrua nga znj. Irma Shkrepa, Country Manager e Deutsche Sparkassenstiftung dhe znj Mimoza Hajdarmataj, në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.
Ky bashkëpunim synon:
forcimin e kapaciteteve të sektorit të sigurimeve
mbështetjen e transformimit të qëndrueshëm financiar
promovimin e edukimit financiar dhe mbrojtjes së konsumatorit
shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira europiane
Besojmë se kjo marrëveshje do të kontribuojë në modernizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregut shqiptar të sigurimeve, në përputhje me standardet europiane.







