Prokurorët e përgjithshëm të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë nisur një hetim ndaj FIFA-s lidhur me mënyrën e shitjes së biletave për Kupën e Botës 2026, pas ankesave të shumta nga tifozët për çmimet e larta dhe mënyrën e organizimit të sektorëve në stadiume. Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për hetimin më serioz të zhvilluar ndonjëherë ndaj sistemit të shitjes së biletave të FIFA-s, një proces që ka shkaktuar zemërim dhe pakënaqësi te tifozët në mbarë botën.
Zyrat e prokuroreve Letitia Xhejms Nju Jorku dhe Xhenifer Davenport nga Nju Xhersi konfi rmuan se po kërkojnë në mënyrë specifi ke detaje mbi shitjen e biletave për tetë ndeshjet që do të zhvillohen në stadiumin “MetLife”, përfshirë edhe fi nalen e madhe të Botërorit. Hetimi do të fokusohet në disa çështje problematike, si mënyra e përcaktimit të çmimeve, kategorizimi i biletave, pozicionet në stadium dhe krijimi artifi cial i asaj që FIFA e quan “kategoria e parë”.
Për të çuar përpara hetimin, autoritetet amerikane kanë kërkuar nga FIFA dokumente të brendshme dhe informacione zyrtare përmes procedurave gjyqësore. Në proces do të përfshihet edhe Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Punëtorëve të qytetit të Nju Jorkut. FIFA kishte shitur gjatë vjeshtës dhe dimrit miliona bileta në katër kategori të ndryshme, ndërsa çmimet rezultuan më të larta se në çdo Botëror të mëparshëm.
Madje, pavarësisht kritikave të shumta, organizata rriti sërish çmimet nga tetori në nëntor, pas shortit të Botërorit në dhjetor dhe edhe gjatë fazës së fundit të shitjes në prill. Një tjetër problem që ka shkaktuar revoltë te tifozët ishte ndryshimi i vazhdueshëm i hartave të stadiumeve dhe sektorëve nga një fazë shitjeje në tjetrën. Shumë tifozë janë shprehur se janë ndjerë “të mashtruar” dhe “të keq-informuar”.
Nga ana tjetër, FIFA është mbrojtur duke deklaruar se hartat dhe ilustrimet e stadiumeve në faqen zyrtare të shitjes së biletave kanë qenë vetëm orientuese dhe jo domosdoshmërisht pasqyronin ndarjen reale të sektorëve në stadiume. Sa i përket çmimeve të larta, FIFA ka argumentuar vazhdimisht se ato refl ektojnë tregun e Amerikës së Veriut dhe kërkesën “e jashtëzakonshme” për bileta, duke theksuar gjithashtu se një pjesë e madhe e të ardhurave të Botërorit investohet në zhvillimin e futbollit në të gjithë botën.







