HomePolitike“PD të shkojë më djathtas, të dalë nga Partitë Popullore Europiane (EPP)”,...

“PD të shkojë më djathtas, të dalë nga Partitë Popullore Europiane (EPP)”, Aulon Kalaja zbulon propozimet e bëra te Këshilli Kombëtar: Duhet ta ndajmë mendjen me kë jemi

Advertismentspot_img

Kryetari i PD për degën e Krujës, Aulon Kalaja u shpreh se ka kërkuar që Partia Demokratike të zhvendoset më djathtas politikisht. Ai tha se ka propozuar ndryshime në Kushtetutën e PD-së dhe kërkoi largimin e partisë nga EPP për t’iu bashkuar grupimit “Patriotët për Europën”.

“Kam marrë angazhim për drejtimin e degës Krujë-Fushë Krujë. Në këto momente, unë në Këshillin Kombëtar kam propozuar që të ndryshojmë Kushtetutën e PD-së. Kam dashur që PD të shkojë më djathtas.

Unë do kërkoj që PD të shkojë më djathtas, të dalë nga EPP dhe të shkojë te Patriotët për Europën, sepse duhet të ndajmë mendjen a jemi me Trump apo me Soros.

Pres përgjigje te Kuvendi Kombëtar i PD-së i datës 30 maj.

Unë kam marrë një detyrë dhe po bëj gjithçka që atë parti ta kthej fituese. Unë marr përsipër aq sa mundem të bëj”, tha ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular