HomeBota“Raprezalje” në Meksikë para Kupës së Botës, mijëra policë të armatosur, njësi...

“Raprezalje” në Meksikë para Kupës së Botës, mijëra policë të armatosur, njësi ushtarake dhe dronë kundër karteleve

Advertismentspot_img

Botërori i futbollit 2026 po afron, por përveç aspektit sportiv, siguria po kthehet në një nga sfidat kryesore të organizimit. Vëmendja është përqendruar edhe te Meksika, një nga vendet pritëse të turneut, mes shqetësimeve për aktivitetin e karteleve të drogës.

Në disa rajone të vendit, autoritetet kanë shprehur më herët shqetësime për situatën e sigurisë, ndërsa në media ndërkombëtare janë përmendur edhe skenarë ekstremë për zhvendosjen e ndeshjeve, megjithëse këto nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Guadalajara në fokus të masave

Në qendër të vëmendjes është qyteti i Guadalajarës, ku stadiumi Akron do të presë katër ndeshje të Botërorit, përfshirë sfida me interes të lartë.

Autoritetet lokale kanë hartuar një plan të gjerë sigurie, me mijëra policë, forca të Gardës Kombëtare dhe njësi ushtarake të angazhuara në terren. Në zonë pritet të ketë prani të madhe forcash të armatosura, ndërsa monitorimi do të bëhet edhe me dronë, helikopterë dhe pajisje të avancuara teknologjike për kontrollin e stadiumit dhe lëvizjes së tifozëve.

Karteleve u kërkohet të mos ndërhyjnë

Sipas burimeve të sigurisë në Meksikë, disa drejtues karteleve dyshohet se kanë urdhëruar anëtarët e tyre të shmangin çdo veprim që mund të ndikojë në zhvillimin e turneut.

Kjo lidhet edhe me përfitimet e mëdha ekonomike që pritet të sjellë eventi, me Guadalajara-n që synon të gjenerojë deri në 1 miliard dollarë nga turizmi dhe aktiviteti tregtar gjatë ndeshjeve.

Qendra të lëvizshme dhe masa emergjente

Në kuadër të masave, autoritetet kanë parashikuar edhe njësi të lëvizshme për menaxhimin e incidenteve, qendra operacionale në terren dhe struktura për koordinim në kohë reale.

Po ashtu, raportimet flasin për krijimin e gjykatave të përkohshme që do të trajtojnë shpejt rastet e rënda të rendit publik gjatë turneut, me synimin për të reaguar menjëherë ndaj çdo incidenti.

Botërori 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive në histori, por në Meksikë suksesi i tij do të varet jo vetëm nga futbolli, por edhe nga sfida e madhe e sigurisë në terr

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular