Një mjet është përfshirë nga flakët në aksin Korçë-Ersekë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet tip “Benz” ka marrë zjarr në afërsi të Qafës së Qarrit duke u djegur thuajse plotësisht. Shkak dyshohet një defekt në mjet ndërsa drejtuesi fatmirësisht ka dalë jashtë në kohë pa marrë dëmtime. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë fikjen e zjarrit ndërsa policia ka nisur veprimet për rastin.







