Ka ndërruar jetë Rexhep Meta, babai i kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve konfirmojnë se ish-kryetari i shtetit, i cili ndodhet aktualisht në ambientet e paraburgimit, do të lejohet nga autoritetet që të marrë pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit.
Sipas të njëjtave burime, leja e veçantë për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Ish-presidenti pritet të shoqërohet ditën e nesërme nën masa të rrepta sigurie nga efektivët e policisë së burgjeve drejt fshatit Çepan në Skrapar, ku do të bëhet edhe përcjellja e të ndjerit për në banesën e fundit.
Drejtoria e Burgjeve dhe policia kanë hartuar planin e masave për të realizuar shoqërimin e tij në përputhje të plotë me rregulloret dhe procedurat ligjscore që parashikohen në raste të tilla familjare.
Kujtojmë se ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në qeli prej tetorit të vitit 2024.







