Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur shërbimet e një prej lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Rolando Maran që në ditën e parë “zyrtare” të grumbullimit.
Kuqezinjtë janë prej disa ditësh në kryeqytet e disa prej tyre edhe kanë zhvilluar stërvitje në ambientet e Shtëpisë së Futbollit për të ruajtur gjendjen fizike para se të niste puna “zyrtare” me trajnerin e ri. Por që në ditën e parë, ai ka humbur shërbimet e një futbollisti i cili për fat të keq në vitin e fundit ka vuajtur shpesh situata të ngjashme në disa grumbullime. Ardian Ismajli ka rezultuar i dëmtuar dhe jo në formë optimale, ndaj është tërhequr përsëri nga grumbullimi i përfaqësueses.
NJOFTIMI I FSHF
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli është larguar nga grumbullimi pas vlerësimit të gjendjes së tij fizike nga stafi mjekësor i Kombëtares.
Ismajli iu bashkua fillimisht ekipit kombëtar, por duke qenë se vinte pas një problemi muskulor që e kishte mbajtur larg fushave për disa javë dhe ishte rikthyer në lojë vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit, ai u paraqit në kushte fizike jo optimale dhe nuk ishte plotësisht i gatshëm për dy ndeshjet miqësore të planifikuara.
Pas konsultimeve ndërmjet stafit teknik dhe lojtarit, si edhe një takimi me trajnerin Rolando Maran, u vendos që Ismajli të rikthehej pranë klubit të tij për të vijuar programin e ri







