Rudina Degjoni është prezantuar sot si drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Në njoftimin e institucionit thuhet se Degjoni sjell me vete një kontribut të çmuar në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve spitalore, duke u konsideruar si një profil me eksperiencë të provuar në fushën e menaxhimit shëndetësor.
Ky emërim vjen pas lirimit nga kjo detyrë e Anxhela Paparizo, ndërsa Degjoni ka drejtuar më parë Spitalin Memorial të Fierit që nga hapja e tij.
“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” priti sot Drejtuesen e re të institucionit, znj. Rudina Degjoni. Znj. Degjoni vjen në krye të QSUT pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë me vete një kontribut të çmuar në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore. Ky emërim vjen pas lirimit nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme znj. Anxhela Paparizo”, thuhet në njoftimin e QSUT.







